Shorti i kualifikueseve të Euro 2024 u tregua bujar me Shqipërinë. Kuqezinjtë do të ndeshen me Përfaqësuese si Polonia, Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe. Ish futbollisti i Kombëtares, Sokol Kushta ka komentuar goglat, duke shkruajtur në rrjetet sociale se zoti bëri punën e vet.
“Bravo, Zoti e bëri punën e tij me këtë short të mirë për ne. Tani të presim dorën e njeriut si do jetë…” – shkruan Sokol Kushta.

(BalkanWeb)
