Kombëtarja e vajzave njohu sot kundërshtaren në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, përfaqësuesja kuqezi u vendos përballë Uellsit në raundin e parë të play-off-it.

Ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit tetor, ndërsa datat fikse do të përcaktohen në ditët në vijim. Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ndeshja e kthimit në Uells.

Nëse Shqipëria kalon me sukses Uellsin, në raundin e dytë të play-off-it do të luajë ndaj fitueses së çiftit Rumani/Norvegji. Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen në muajin nëntor-dhjetor.

Kualifikimi në play-off përfaqëson një moment historik për Kombëtaren e vajzave, që për herë të parë në historinë e saj ka arritur në këtë fazë të një Kampionati Botëror, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm të futbollit të vajzave në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb