Në Zvicër u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Konferencë Ligë, me skuadrat që mësuan kundërshtarët.

Partizani do të përballet me ekipin nga Estonia, Nome Kalju. Të kuqtë, do luajnë sfidën e parë në transfertë.

Vllaznia do të sfidojë skuadrën nga Letonia, Daugavpils, me synimin e vetëm kalimin në turin tjetër. Ndeshja e parë për shkodranët është në shtëpi.

Sa i takon ekipeve të tjera shqiptare, Malisheva mat forcat me Vikingur, ndërsa Deçiç “peshkon” Sileks.

Vlen të theksojmë se takimet e para do të zhvillohen  më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.

Shorti:

Nome Kalju – Partizani

Vllaznia – Daugavpils

Malisheva – Vikingur

Deçiç – Sileks

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb