Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar analisti Agim Baçi i cili diskutoi për zhvillimet politike, kur ditën e sotme qeveria “Rama4” zhvilluan betimin e ministrave të rinj të kabinetit qeverisës. Baçi tha se pavarësisht tensioneve në seancën plenare ditën e enjte kryeministri Rama duhet të vazhdonte paraqitjen e kabinetit qeverisës dhe programit.
Ai shtoi më tej se opozita ra viktimë e lojës së mazhorancës. Analisti Baçi theksoi se ministria virtuale “Diella” është bërë vetëm për show dhe se janë shkelur disa nene të Kushtetutës.
“Mua më shqetëson ajo që ndodhi dje dhe Rama duhet të vazhdonte të paraqiste programin e tij qeverisës. Niko Peleshi duhet të vazhdonte edhe seancën plenare edhe pse vetëm me mazhorancën. Rama ka shmangur llogaridhënien, pasi askush nuk e di se çfarë përmban programi. Kryetari i Kuvendit u urdhërua nga kryeministri Rama për mbylljen e seancës.
“Diella”, as Japonia nuk ka ministër robot jo më ne. E kanë bërë për show. Më bën përshtypje si një robot të ketë replika me opozitën, si ka mundësi që fjalimi i saj i parë qenka kështu? Gjithçka është një show nuk kemi një rregullore si funksionon, kush e mirëmban, gjithçka është e pa ditur. Si ka mundësi që një kryeministër për një tekë të bëjë lajm botëror dhe të thotë kjo do të zhdukë korrupsionin. Kjo është tallje”, tha ai
Gjatë fjalës në studio Baçi u ndal edhe tek situata sa i përket opozitës. Ai tha se opozita duhet të gjejnë një zgjidhje e cila mund të jetë edhe analiza e vetvetes. Sipas Baçit opozita duhet të kthehet në një shumicë morale dhe se edhe kryetari i PD Berisha duhet të mos përjashtohet nga llogaridhënia.
“Rama i prezanton ministrat, i mbron, i sulmon edhe është përsëri ai i cili i largon vetë. Unë mendoj se ka një lloj arrogance dhe opozita pasi e quan Ramën regjim, në Kuvend nuk mund ta rrëzojnë. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër, e cila është edhe analiza e vetvetes. Aleanca që i duhet është alenca me qytetarët. Opozita duhet të kthehet në një shumicë morale. Duhet analizë, as Berisha mos të përjashtohet nga llogaridhënia”, përfundoi Baci
