Një xhiro përpara fundit, Chelsea siguron një biletë për në 1/8 e Champions League. Graham Potter befasoi jo pak me zgjedhjet e tij, ndaj Salzburg la në stol sërish Brojën duke i besuar një fanellë titullari Kai Havertz.

Blutë kaluan në avantazh në minutën e 23-të fal një goli shumë të bukur nga Kovacic. Me fillimin e pjesës së dytë, Adamu finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë duke barazuar shifrat në 1-1. Në të 64-tën, Havertz realizoi një super gol që në fund rezultoi një trepikësh. Pak minuta në dispozicion edhe për sulmuesin kuqezi, i hedhur në fushë si zëvendësues në minutën e 75-të, por pa mundur të lë gjurmë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat angleze i kanë kushtuar faqet e parë suksesit të Chelsea, me Havertz si protagonist kryesor, ndërsa Potter shijon për herë të parë një biletë për në fazën e 1/8 në Champions.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb