Juria ndërkombëtare shpalli sot fituesin e garës për ndërtimin e  “Shtëpisë së re të Fëmijëve dhe kompleksin e ri të inspektorateve shtetërore”, që u zhvillua më 29 janar. Juria vendosi që programet të zhvillohen nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore.

Njëra prej tyre do të jetë përgjegjëse për Shtëpinë e re të Fëmijëve, ndërsa tjetra për zhvillimin e hapësirës për kompleksin e ri të inspektorave.

Fituesit u zgjodhën Taller Hector Baroso si ekipi arkitekturor për kampusin e fëmijëve dhe Rojkind Arquitectos si ekipi përgjegjës për kullat shumëfunksionale.

Kryetari i jurisë, arkitekti i njohur Emre Arolat, u shpreh se megjithëse të gjitha projektet e paraqitura shfaqnin tipare të mrekullueshme arkitekturore, juria nuk konstatoi asnjë projekt që të ishte plotësisht i suksesshëm në trajtimin e të dy programeve.

“Edhe pse secili kishte tipare të mrekullueshme, juria nuk konstatoi asnjë prej projekteve si plotësisht të suksesshëm në trajtimin e te dyja pjesëve dhe programeve.  Dhe juria vendoi që të dyja programet duhet të zhvillohen  nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore.  Njëri prej ekipeve të jetë përgjegjës për kampusin e fëmijëve dhe tjetri për zhvillimin e hapësirës me përdorim të kombinuar nën bashkërendimin e një zhvilluese të vetëm.

Në përputhje më këtë, juria përzgjodhi “Taller Hector Barroso”, si ekipin arkitekturor për kampusin e fëmijëve dhe “Rojkind Arquitectos S.C” për ekipin për kullat shumëfunksionale”, tha Emre Arolat.

Gjithashtu, juria përcaktoi renditjen e treshes kryesore të konkurrimit, si më poshtë:

  1. Rojkind Arquitectos S.C + Son Engineering & Construction + Asab Sh.P.K + Motus + Julian Kasharaj
  2. Taller Hector Barroso + Studio B&L L.L.C + Progeen L.L.C + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci
  3. Cebra Arkitekter A/S & Be-Is Sh.P.K + Loft Architects + Superflex Studio

“Kjo renditje shoqërohet me rekomandimin e jurisë që, në rast se vendi i parë përzgjidhet si fitues përfundimtar pas fazës së ofertës ekonomike, të bashkëpunojë me “Taller Hector Barroso” për realizimin e kampusit të fëmijëve”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb