Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës. Ai dyshohet se ka hyrë pa leje në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: