STOKHOLM– Çmimi Nobel për ekonominë iu dha sot amerikanit Richard H. Thaler, i Universitetit të Çikagos, për punimet e kryera në lidhje me mekanizmat psikologjikë dhe socialë me ndikim në vendimet e konsumatorëve dhe investitorëve.

Richard H. Thaler dëshmoi sesi disa karakteristika të caktuara njerëzore, si kufijtë e racionalitetit dhe preferencat sociale ndikojnë në mënyrë sistematike në vendimet individuale dhe orientimet e tregut”, saktësoi sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë që akordoi këtë çmim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: