Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet me qytetarët. Ditën e sotme në Asamblenë e PS në Vlorë është ndalur te Reforma në Drejtësi.
Ai theksoi se ishte PS ajo që e çoi deri në fund reformën në drejtësi dhe se pa vullnetin e mazhorancës drejtësia nuk do të pavarësohej.
“Ne nuk e tradhtojmë dhe nuk e kemi tradhtuar votën. Se kemi marrë votën për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësisë. Reformën në drejtësi do e çojmë deri në fund. Nuk e kemi marrë atë votë për të tradhtuar votën. Pa vullnetin tonë nuk pavarësohej drejtësia, do të rrinte ashtu siç e kemi gjetur ne. Shpata e drejtësisë ishte në zyrën time që 1912 dhe ne ia dorëzuam një pushteti tjetër, dhe nuk kemi ndërmend ta marrim mbrapsht. Në Shqipëri kemi paga që në sektorin privat vazhdojnë të rriten rregullisht dhe në sektorin publik mesatarja e pagës ka shkuar në 1 mijë euro dhe kemi indeksimin e pagës për mësuesit, mjekët ushtarakët, kemi edhe vjetërsinë në punë”, tha ndër të tjera ai.
