James Holroyd nuk do të vazhdojë si CEO i Bërnlit. Ky është lajmi që raportohet nga Anglia për klubin e Armando Brojës.
Bërnli ndodhet në vendin e fundit të renditjes së Championship, dhe për Drejtorin Ekzekutiv po shkonte çdo gjë keq. Emërimi i Holroyd erdhi në prillin e vitit 2025, kur Bërnli ishte drejt rikthimit në Premier Ligë.
Holroyd mban po ashtu përgjegjësi, pasi dha aprovimin që të shpenzoheshin 20 milionë paund për transferimin e Brojës nga Çelsi. Në edicionin e kaluar erdhi rënia nga Premier Ligë.
Çdo gjë po shkon po aq keq, teksa ekipi ndodhet në Championship. Tashmë pronarët e klubit po mendojnë për një tjetër administrator.
