Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për ish-kryetarin E Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
SPAK kërkon dënimin me tre vite burg për akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Refuzim për deklarim pasurie” dhe “Fshehje pasurie”.
Njëkohësisht është kërkuar dënimi me tre vite burg për Jerasimo Bashon dhe dy vite burg për Vezir Gjikokajn.