GJKKO ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Julian Prenin, ish-kreun e IKMTSarandë, i arrestuar për shpërdorim detyre. Por sipas një denoncimi që çoi në arrestimin e Prenit, ai akuzohej se kishte marrë ryshfet 6 mijë euro, gjë që nuk arriti të provohej. Në kushte të tilla, ai po hetohet për shpërdorim detyre.

Njoftimi nga GJKKO

1. Kërkuesi Julian Preni më datën 16.05.2024, Nr. 297 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 115 datë 25.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një masë më të butë.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 297, datë 21.05.2024 vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Julian Preni.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb