TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të tjera për operacionin e SPAK që çoi në ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve në Lushnjë, mes tyre dhe kryebashkiakun Fatos Tushe. Bëhet fjalë për 7 persona nën masën arrest me burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Favorizimi i një kompanie për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë, duket se është dhe strumbullari i akuzave për kryebashkiakun Tushe.

“Masat e sigurisë që janë marrë ditën e djeshme në GJKKO janë marrë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë në tendera. SPAK bën të ditur se e ka shtrirë hetimin dhe për korrupsion, sipas të dhënave për abuzim me fondet publike. 7 janë nën masën e arrestit me burg, përfshirë kryebashkiakun, 4 të tjerë në masën e arrestit në shtëpi.
Sipas SPAK bëhet fjalë për një tender në vlerën e 24 mln lekëve të reja për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë. Sipas burimeve Tushe ka favorizuar një nga kompanitë që ka marrë pjesë në tender. Përveç se akuzohen për shkelje e barazisë në tendera pasi kanë skualifikuar kompanitë e tjera, sipas SPAK dyshohet se kanë përfituar dhe para. Ka pasur një ankesë fillimisht nga ana e kompanive”, raportoi Lala për “BalkanWeb”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb