TIRANE– Ish-shefi i Zyrës së Task-Forcës së hetimit tatimor në Tiranë, Kujtim Metaliaj, është ndaluar ditën e sotme nga blutë e kryeqytet, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”. 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria ka dërguar për ekzekutim vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për “Shpërdorim detyre”.
Metaliaj, lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, dyshohet se ka abuzuar me detyrën dhe ka kryer korrupsion.
Ndalimi i Metaliajt u bë nga efektivët e komisariatit nr.3, pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria.
Më herët po në lidhje me këtë ngjarje, është arrestuar drejtoresha e kontrollit tatimor, Afërdita Hysa, e cila akuzohej për shpërdorim detyre në vlerën 5 milionë euro.
(el.sp/BalkanWeb)
