PERMET- Gjykata e Shkallës së Parë në Përmet ka dënuar me 1 vit burg ish-kryebashkiakun e këtij qyteti, Gilberto Jaçe.

Ish-kryebashkiaku socialist akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas akuzës së prokurorisë, Jaçe ka abuzuar me trojet publike ne qytetin e Përmetit, buzë lumit Vjosa.

Gilberto Jace ishte kandidat i socialistëve për një tjetër mandat, në zgjedhjet vendore të qershorit 2015, por nuk mundi të konfirmohej sërish në krye të kësaj Bashkie.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: