Policia e Danimarkës ka akuzuar më shumë se një mijë të rinj për shpërndarje të “pornografisë së fëmijëve” pas shpërndanë një video të dy të miturve me përmbajtje seksuale në internet.
Hetimi u iniciua pas një raportimi të Facebook mbi dy video dhe një imazh “seksualisht të qartë” që u qarkulluan kryesisht nga adoleshentët në mediat sociale në Danimarkë. Të gjithë nga 15 deri në 20 vjeç, rrezikojnë burgun.
Materiali, shkruan Corriere, daton që në vitin 2015. Dy video, prej 50 dhe 9 sekondash, të filmuara nga një 15-vjeçar gjatë një marrëdhënie seksuale me moshataren e tij.
Marrëdhënia është bërë me pëlqimin e saj, por ajo nuk e di se po filmohet. Filmi i shkurtër fillon të kalojë nga njëri telefon në tjetrin, pastaj përfundon në rrjetet sociale. Nga selia qendrore e Facebook, fillon raportimi, i cili kalon në Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Dosja arrin tek Europol, agjencia evropiane kundër krimeve dhe nga atje, autoriteteve daneze. Gjithçka brenda dy vjetëve.
Në nëntor 2017, ngrihet një grup për t’u marrë me rastin. Hetuesit arrijnë të ndërtojnë rrugëtimin e videos, të cilat ndërkohë kanë mbërritur në Groenlandë. Janë identifikuar më shumë se një mijë njerëz, 800 djem dhe 200 vajza midis moshës 15 dhe 20 vjeç dhe për të gjithë një denoncim. Ata që janë mbi 18 vjeç rrezikojnë nga 20 ditë deri në 6 vjet burg. Të tjerët mund të regjistrohen me rekorde kriminale për më shumë se 10 vjet.
(m.k/BalkanWeb)
