Dy persona janë arrestuar në Lezhë nën akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasit me inicialet S. B., 28 vjeç dhe M. S. 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, janë vënë nën pranga nga policia e Lezhës pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Arrestimi i tyre u bë i mundur gjatë operacionit të quajtur “Rrethi i Shëngjinit”, ku shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S.

Policia bën me dije se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb