Një grup prej 20 personash është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës për shpërndarjen e lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht kokainë dhe cannabis. Droga dyshohet se shpërndahej në zona të frekuentuara, përfshirë shëtitoren, plazhet, pranë gjimnazeve dhe në “Beach Bar”-e, ku klientë të dyshuar kanë qenë edhe turistë të huaj.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u dha masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për 20 persona, të akuzuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/1/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.442 të vitit 2026, të nisura mbi bazën e informacionit referues të ardhur nga Komisariati i Policisë Sarandë, rezultoi se shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht kokainë por dhe cannabis. Shpërndarja bëhej prej tyre në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit kryesisht në zonën e shëtitores, në plazhe, pranë gjimnazeve si edhe në Beach Bar-et për turistat. Dyshohet se në këtë aktivitet, janë të përfshië edhe shtetas të huaj të cilët kontaktojnë shtetasit e akuzuar të blejnë doza me shumicë dhe kryejnë shpërndarjen e tyre në zonën e Ksamilit dhe të Sarandës. Lënda narkotike cannabis sativa dyshohet se sigurohet nga fshati Shenvasil apo fshatrat përreth.

Në funksion të këtij procedimi, gjatë një periudhe dy mujore, u kryen veprime simuluese, përgjime ambientale ku është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike dhe janë arrestuar më herët shtetasit A.N, A.C dhe K.J të cilëve ju sekuestrua lëndë narkotike e llojit cannabis 4 kg. Dozat e shitura të lëndëve narkotike varionin nga 0.3g deri në 3.5g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2000 lekë deri në 35.000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos caktimi i masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për 20 personat nën hetim:

1.  A.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

2.F.F., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

3.  F.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

4.  A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

5.E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

6. M.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

7. R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

8. Dh.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

9. N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

10. F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

11.E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

12. K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

13. D.S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

14. Xh.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

15. V.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

16. B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

17.Sh.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal;

18.N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

19. A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2; dhe

20. K.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Gjatë ekzkutimit të vendimit të caktimit të masave të sigurimit dhe vendimit për lejimin e kontrollit janë gjetur në banesë dhe janë sekuestruar ndër të tjera dy armë zjarri personave nën hetim D.S dhe Sh.B.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: