TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 4 të rinj nën akuzën e shpërndarjes së kokainës nëpër gjimnaze dhe klube nate.
1-Aldo Xhani (Arapi), 30 vjeç, banues në Tiranë,
2-Gjergji Priftuli, 30 vjeç, banues në Tiranë,
3-Roland Gjoni, 28 vjeç, banues në Tiranë,
4- Andi Arapi, 26 vjeç, banues në Tiranë,
Këta shtetas u arrestuan pasi në rrugën “Marco Boçari”, gjatë kontrollit ushtruar nga policia ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23.6 gram, lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”, 6 milion lekë të vjetra si edhe një peshore elektronike.
Gjithashtu dyshohet se kjo lëndë narkotike e sekuestruar e llojit “Kokainë” shpërndahej në gjimnaze dhe lokale nate.
(ma.ar/BalkanWeb)
