TIRANË

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së tyre në doza, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: