Një shtetas serb është ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, pasi është kapur duke shpërndarë materiale propaganduese në gjuhën serbe.

Gjatë një patrullimi rutinë, njësitë policore kanë hasur të dyshuarin, i cili po shpërndante afishe me përmbajtje që dyshohet se nxisin urrejtje dhe përçarje ndëretnike, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe në bazë të vendimit të prokurorit përkatës, personi është lënë i lirë në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: