Finalizohet operacioni i koduar “Fokus2”. Policia e Vlorës bën me dije se 50-vjeçari Dritan Çunaj, ka rënë në pranga pasi shpërndante kanabis në qytet, kryesisht në lokalet e natës

Gjithashtu theksohet se është sekuestruar 1 kg kanabis, një shumë parash dhe një aparat celular.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. Ç., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shpërndante në doza, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: