Një incident ka ndodhur gjatë hedhjes së ndihmave nga ajri në Gaza, pasi disa parashuta nuk janë hapur, teksa u shkëputën nga avionët. Nuk dihet ende se cilit vend i përkasin avionët.

Pesë palestinezë u vranë dhe disa u plagosën kur kutitë e ndihmave humanitare të hedhura nga avionët ranë mbi ta gabimisht në veriperëndim të Gazës të premten, tha zëdhënësi i Shërbimit të Emergjencave Civile në Gaza.
SHBA tha të shtunën se është në dijeni për viktimat për shkak të hedhjes gabimisht të ndihmave por nuk është rezultat i avionëve të SHBA-së.

Hedhja e ndihmave nga ajri dihet se është e rrezikshme dhe vështira për t’i hedhur në vendin e përcaktuar dhe Komisioni Evropian tha të premten se shpresonte që një korridor i ndihmës detare të mund të fillonte të funksiononte midis Qipros dhe Gazës këtë fundjavë. Biden tha gjatë një fjalimi të enjten u shpreh se ushtria amerikane do të drejtonte një mision urgjent për të ndërtuar një port të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë, ilaçe dhe tenda për strehim të përkohshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: