Shpërthimi i tre kabinave elektrike në Ballsh ka lënë gjithë qytetin dhe disa fshatra përreth pa energji elektrike.
Gazetari Ervis Kuçi ka raportuar se disa shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur pranë kabinave elektrike në zonën e Tecit pranë ish- uzinës së Ballshit ndërkohë që grupet e OSHEE-së ndodhen në terren.
Një defekt teknik mendohet të ketë qenë shkaku, ndërkohë që ende nuk dihen dëmet.
Aktualisht kanë mbetur pa energji elektrike dy njësi administrative Qendër, Aranitas dhe disa lagje të qytetit të Ballshit.
(BalkanWeb)
