Agjenti italian i shumë lojtarëve të njohur në Europë si Ibrahimoviç, Pogba, Balotelli apo Donnarumma ka komentuar situatën e klubeve më të njohur në Seria A. Në qendër ka qenë pronësia, konkretisht Inter dhe Milan që me shumë mundësi do të kenë një të madhe të përbashkët, menazhimin e tyre nga kinezët.

Sipas Raiolës mes këtyre klubeve ka një ndryshim të madh…
“Kinezët? Ka kinezë e kinezë, ka miliarda. Ka ndryshim mes atyre të Inter dhe atyre të Milan? Po, ata të Inter janë njerëz seriozë, i kam njohur. Kanë ide të arta, duan të rimëkëmbin Inter-in dhe ta transformojnë në një prej shtatë ekipeve të para në botë. Kanë mundësitë financiare për ta bërë dhe do ta bëjnë”.
“Ata të Milan-it nuk i njoh, deri tani po bëjnë një figurë m… . Për sa i takon imazhit të klubit kuqezi, nuk më duket një gjë shumë e mirë. Shpresoj që ta kem gabim dhe që Milan të kthehet ai që ka qenë, por nuk ka shumë besim”.
(e.k/BalkanWeb)
