I ashpër është treguar kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ndërsa e ka cilësuar opozitën pa kokë dhe bisht. Ai tha se opozita s’duhet të bëjë korbin sa i takon vrasjes së gjyqtarit.
Seanca e disatën radhazi, por sot po arrihet kulmi që kërkohet fjala për procedurë dhe për fatin tonë të mirë, të pasurit një opozitë pa kokë e bisht, në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Këtë se kishim parë, por e pamë sot me ju. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup deputetësh prej 7 vetësh, nëse ju dhemb shpirtin, jo për të bërë korbin dhe jo politikanin, të kishin ardhur me një procedurë. Sapo kemi miratuar me konsensus zhvillimin e debatit për 10 orë të 4 çështjeve që kemi sot në rend dite. Javën që vjen do të kemi një debat 12 orë e gjysmë. S’mund të zhvillohet debati për një çështje ku fyejmë familjen e të ndjerit apo dhe sistemin e drejtësisë që presin solidaritet dhe distancime nga ngjarja.”, tha Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb