Një 62-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi i ka shpërthyer bombola e gazit duke e montuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Margëlliç të Patosit.
Burimet policore bëjnë me dije se 62-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitali, ku po merre ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
