Në Spanjë kanë shpërthyer polemikat me gabimet e bëra nga VAR-i, sidomos te Reali i Madridit dhe Barcelona. Por për t’ua mbyllur gojën të dyja klubeve ka menduar ish-trajneri i Spanjës dhe i “Los Blancos”, Vicente Del Boske, që nuk ka përdorur gjuhë të mesme në një intervistë për “Radio Marca”.

“Askush nuk duhet të ankohet për VAR-in, të gjithë favorizohen një ditë dhe dëmtohen një ditë tjetër nga teknologjia. Skuadrat e mëdha në Spanjë, mbi të gjitha, duhet ta qepin gojën dhe të japin shembullin për të gjitha skuadrat e tjera sa i takon me sjelljen ndaj gjyqtarit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb