Donald Trump vazhdon të sulmojë ashpër shtypin amerikan, duke shënjestruar CNN dhe në veçanti New York Times për mbulimin e tyre të bombardimit të centraleve bërthamore iraniane.

Në dy postime të botuara në Truth, Trump akuzoi median për përhapjen e lajmeve të rreme dhe bëri thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të gazetarëve të përfshirë.

“Flitet se New York Times dhe CNN po dështojnë, janë gati të shkarkojnë gazetarët që shpikën historinë e rreme për centralet bërthamore iraniane, sepse e kanë kuptuar gabim. Le të shohim çfarë ndodh?” shkroi ai në një postim të parë.

Ndërsa më pas vijoi: “Gazetarët e lajmeve të rreme në CNN dhe New York Times duhet të pushohen menjëherë nga puna! Njerëz të ligj me qëllime të neveritshme!!!”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb