“Tradhtia” e tij ndaj Kosovës vazhdon ta përndjek Granit Xhakën në çdo intervistë, postim në rrjetet sociale, praktikisht në çdo lëvizje që ai bën. Mesfushori i Arsenal dukshëm nuk po arrin ta përballoi një situatë të tillë, reagimi i tij i fundit në lidhje më këtë temë ka qenë shpërthyes.

Në një intervistë për “Appenzeller Zeitung”, Xhaka nuk ka preferuar të japë shpjegime të mëtejshme për zgjedhjen e bërë: “Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet. Letra ime në “Instagram” (Xhaka shkroi pak ditë më parë në shqip ku shpjegonte arsyet përse do të vazhdonte të luante me Kombëtaren e Zvicrës dhe se nuk ishte një tradhtar) e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen. Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë’, theksoi Xhaka.

Publikimi i listës së përfaqësueses zvicerane, pjesë e së cilës ishte edhe Granit Xhaka, bëri që tifozë të shumtë ta ofendonin mesfushorin nga Prishtina, një situatë e cila me sa duket vazhdon ta bezdisë jo pak Xhakën.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb