TIRANE – Lufta e fjalëve mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Edi Rama vazhdojnë. Sot krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, përkatësisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, dorëzuan një kallzim penal ndaj Ramës për kërcënim kundër nënkomisarit Emiljano Nuhu.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të qeverisë që dy deputetët e forcave opozitare, i quajti gjysmëgjela.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruajti Rama.

Po me të njëjtën monedhë i kthehet edhe kreu i grupit të LSI, Vasili, i cili në një status në Facebook e quan “kreyministri gjysmatru”.

“Kryeministri gjysma tru foli….Ky ja ka zhveshur breket trurit te vet, ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me goje por mendere.Prandaj edhe qelb ere dynjane,” shkruan Vasili.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb