Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë u përfshi nga flakët.

Zjarri shpërtheu në ndërtesë gjatë natës, në Miranda de Ebro.

Raportohet se mes të plagosurve janë një 11 vjeçar dhe një 7-vjeçare. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

Lidhur me ngjarjen reagoi presidenti i rajonit të Castile dhe León, Alfonso Fernández Manihueco, i cili u shpreh: “Jam i shkatërruar. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe gjithë dashurinë time për familjet e të ndjerëve, si dhe urimet e mia për shërim të shpejtë të plagosurve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: