Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm, që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën e armëve në Leshtane të Beogradit.

Fjala është për punonjësit e fabrikës EdePro që prodhojnë armë. E si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe 15 tjerë, ndërkaq ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur.

Një punonjës ka mbetur i ngujuar, por ishin ekipet e zjarrfikësve që e nxorën. E sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm.

Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat nga detonimi që tronditi banorët e Beogradit të Serbisë.

Deri më tani shkaqet janë të panjohura, e mediat serbe raportojnë se rrjedhja e një derivati shkaktoi zjarrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: