KINE- Shtatë persona kanë vdekur dhe 91 janë lënduar nga një shpërthim që ka ndodhur në një provincë në veriperëndim të Kinës.

Shpërthimi në qytetin Julin ka ndodhur rreth orës 14 sipas kohës lokale, në afërsi të spitalit, bën të ditur BBC.

Mediat lokale kanë shkruar se është e mundshme se shpërthimi ka lidhje me një ‘depo eksplozivi’, e cila nuk ka leje, dhe ndodhet afër ndërtesave.

Dëshmitarët kanë thënë se në vendin ku ka qenë një ndërtesë dykatëshe, tani është hapur një gropë e madhe.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb