Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një shpërthim në orët e para të ditës së sotme në një pallat 16-katësh në lagjen Dnipro të Kievit. Lajmi u bë i ditur në Telegram nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Vitaliy Klitschko.
Sipas të dhënave, shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
“Dy nga të plagosurit u shtruan në spital dhe dy morën trajtim në vend. Tetëmbëdhjetë banorë u shpëtuan nga banesat e dëmtuara. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar”, tha kryebashkiaku. Ndërkohë po hetohen shkaqet e shpërthimit.
(BalkanWeb)
