Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, kanë urdhëruar një bllokim pesë-ditor për shkak të rasteve në rritje të një sëmundjeje të paspecifikuar që prek rrugët e frymëmarrjes.

Në një njoftim të qeverisë mbi rastet nuk specifikohet se sëmundja  është Covid-19, por thuhet se banorëve në qytet u kërkohej të qëndronin në shtëpitë e tyre deri të dielën dhe të kontrollonin temperaturën shumë herë çdo ditë.

Koreja e Veriut  pranoi shpërthimin e saj të parë Covid-19 në 2022, por deri në gusht deklaroi se nuk kishte më asnjë qytetar të prekur.

Regjimi nuk konfirmoi kurrë se sa njerëz u infektuan me Covid, por në vend të kësaj, u raportuan numra ditorë të pacientëve me ethe, një numër që u rrit në 4.77 milion nga një popullsi prej rreth 25 milion.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, tha dje se qyteti i Kaesong, pranë kufirit me Korenë e Jugut, kishte intensifikuar fushatat e komunikimit publik “në mënyrë që të gjithë njerëzit që punojnë të respektojnë rregulloret anti-epidemike vullnetarisht në punën dhe jetën e tyre”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb