Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në Ishull-Lezhë, ku është dëmtuar çatia prej llamarine e një ndërtese që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 00:05, një 65-vjeçar me inicialet B. Sh., banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar për dëmtimin e ndërtesës.

Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur ngjarjen, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

“Rreth orës 00:05, shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar se ishte dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse çatia prej llamarine e një ndërtese që ai e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb