VLORË- Një shpërthim ka ndodhur dje në Vlorë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” ku është vendosur lëndë eksplozive në parukerinë e shtetases S. Hoxhaj, banuese në Vlorë.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëmtime materiale.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë marrë në pyetje pronarët e parukerisë që kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.
(BalkanWeb)