Një shpërthim në një fabrikë çokollate në shtetin verilindor amerikan të Pensilvanisë ka vrarë pesë persona dhe ka dërguar disa të tjerë në spital, raportojnë mediat lokale.

Sipas CBS News, gjashtë persona janë ende të zhdukur pas shpërthimit në kompaninë RM Palmer në West Reading, një lagje 96 kilometra (60 milje) në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit Filadelfia.

Shtatë persona u dërguan në spitalet lokale.

Përpjekjet për rikuperimin e personave të mbetur po vazhdojnë.

Kryebashkiakja e West Reading, Samantha Kaag e përshkroi shpërthimin si “mjaft të frikshëm”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb