Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është vendosur një sasi tritoli pranë një banese, e cila është në pronësi të  deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xhelal Mziu, është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb