Tre persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e së premtes në një fabrikë riciklimi në zonën e Agioi Theodoroi, në Greqi.
Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi në një sistem profesional ftohjeje që funksiononte brenda ambienteve të fabrikës, duke shkaktuar një rrjedhje amoniaku.
Si pasojë, tre punëtorë u ekspozuan ndaj gazrave dhe tymit të krijuar nga incidenti, duke pësuar probleme serioze me frymëmarrjen.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës dhe ambulancat e shërbimit shëndetësor, të cilat transportuan të plagosurit drejt Spitali i Korinthit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
