Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi të ndodhur në një minierë Meghalaya-s në Indi. Raportohet se shumë persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa dyshohet se miniera ishte e paligjshme.
Shpërthimi ndodhi rreth orët e para të mëngjesit, ndërsa tunelet e ngushta vështirësonin punën e autoriteteve për t’ia ardhur në ndihmë të lënduarve.
Miniera të tilla dikur ishin shumë të zakonshme në shtetet verilindore të Indisë, por u ndaluan në vitin 2014 për shkak të numrit të lartë të aksidenteve dhe shkatërrimit mjedisor që ato shkaktojnë.
