Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë mbetën të plagosur, pas një shpërthimi të një ndërtese në Bangladesh në Azinë Jugore.

Zyrtari i policisë, Mahid Uddin Khondekar, tha se ngjarja ka ndodhur dje dhe se shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë. Megjithatë, dyshohet se mund të ketë ndodhur një shpërthim gazi.

“Nuk jemi të sigurt, por duket si e rastësishme”, tha ai duke shtuar se numri i viktimave dhe shkalla e dëmit do të bëhet e qartë pasi zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të përfundojnë operacionin.

Autoritete vendase raportojnë se në momentin e shpërthimit nuk kishte shumë njerëz brenda.

Në disa foto të shpërndara në internet shihen pamjet e ndërtesës së shkatërruar. Shërbimi zjarrfikës i vendit bën me dije se që nga mëngjesi i ditë së sotme, 22 persona janë duke marrë ndihmë mjekësore në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb