Shpërthime u dëgjuan në Kiev sonte, pak minuta pasi u dha një alarm për raketa ruse që po shkonin drejt kryeqytetit ukrainas.

“Armiku lëshoi ​​raketa balistike drejt Kievit”, shkroi në Telegram Timur Tkachenko, kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha nëpërmjet Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndronin në strehimore. Ai raportoi se një zjarr kishte shpërthyer në lagjen Darnitsky, ku kishin rënë mbeturina raketash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb