AAdministrata Federale e Aviacionit (FAA) ka ndaluar fluturimet e SHBA-së mbi Venezuelë. Ky vendim vjen si pasojë e “rrezikut të sigurisë së fluturimit të lidhura me sulmet ushtarake”.
Gjithashtu, Agjencia lëshoi katër Njoftime për Misionet Ajrore (NOTAM) në orët e para të mëngjesit, duke mbuluar katër rajone informacioni për fluturimet në dhe përreth Venezuelës: San Juan, Piarco, Maiquetia dhe Curaçao, raporton CNN.
Venezuelë raportoi se disa zona të qytetit ishin pa energji elektrike.
Qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA- në për kryerjen e një sulmi ndaj Karakasit dhe shteteve Miranda, Aragua dhe La Guaira. Ndërkohë Presidenti Nicolás Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
