Një banor në Lezhë ka rrëfyer për mikrofonin e ‘’News24’’ momentet e dy shpërthimeve të njëpanjëshme që vendosën në alarm gjithë zonën.

Banori thotë se për të goditjet erdhën nga ajri, dhe ishin shumë të fuqishme aq sa banorët kishin frikën e ndonjë cunami.

Ai thotë se shpërthimet ndodhën brenda disa sekondave dhe u duk sikur ndodhën në ajër.

‘’Ishim tek shtëpia brenda, po hanim bukë, ndodhi një goditje e jashtëzakonshme.  Pastaj erdhi goditja tjetër, për mua ishte nga ajri. Nj goditje e jashtëzakonshmi, ishin nga ajri dhe shpërthyen në ajër, punë sekondash. Njoftuam operativin se s’kemi informacione, kishim frikë se mos ndodhte ndonjë tip cunami. Doli gjithë familja nga frika. S’pamë gjë. Ishin të papame. Goditje nga ajri. ‘’- tha banori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb