Shpërthimi i virusit vdekjeprurës Nipah në West Bengal të Indisë ka nxitur shqetësime në disa zona të Azisë, që madje kanë kthyer masa shtrënguese nëpër aeroporte.
Tajlanda ka shtuar kontrollet e pasagjerëve që vijnë nga West Bengali. Nepali po ashtu ka shtuar kontrollet në aeroportin Katmandu dhe pikat tjera të lidhjes me Indinë.
Pesë punëtorë shëndetësorë në West Bengal u infektuan me virus më herët gjatë muajit. Një nga ta është në gjendje kritike. Rreth 110 njerëz që ishin në kontakt me ta janë izoluar.
Virusi mund të shpërndahet nga kafshët te njerëzit. Ka shkallë të lartë vdekshmërie – 40-75 për qind – pasi s’ka vaksinë e ilaç për ta trajtuar.
Çfarë është virusi Nipah dhe cilat janë simptomat e tij?
Virusi Nipah mund të transmetohet nga kafshët, si derrat dhe lakuriqët e frutave, te njerëzit. Mund të shpërndahet edhe nëpërmjet ushqimit të kontaminuar. Te njeriu bartet edhe me kontakt direkt me lëngjet e një njeriu të infektuar.
Edhe ai detektohet përmes testeve që marrin mostra nga kanalet e frymëmarrjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar Nihapin në mesin e dhjetë prioriteteve të sëmundjeve, krahas patogjenëve si Covid-19 dhe Zika, kryesisht për shkak të potencialit për të nxitur epidemi.
Periudha e izolimit zgjat nga katër deri në 14 ditë. Njerëzit që marrin virusin shfaqin disa lloje simptomash, ose nganjëherë, asnjë fare. Simptomat fillestare mund të përfshijnë ethe, kokëdhimbje, dhimbje të muskujve, vjellje dhe dhimbje fyti. Te disa njerëz, më pas përcillet me përgjumje, lodhje dhe pneumoni. Në raste të rënda mund të ndodhë edhe inflamacion i trurit.
Deri tash, as ilaçe e as vaksina nuk janë miratuar për ta trajtuar virusin.
