500 mijë banorë në Republikën Demokratike të Kongos kanë ngelur pa ujë të pijshëm pas shpërthimit të vullkanit muajin e kaluar.

Më 22 maj mali Nyiragongo nxori llavë e hi duke lënë 32 të vdekur dhe mijëra të pastrehë. Për 10 ditë mali nuk rreshti së nxjerrë llavë teksa  tashmë banorët e ngelur pa ujë rrezikohen dhe nga kolera.

Ndërkohë një pjesë e mirë e të pastrehëve janë futur në xhami, kisha apo dhe në banesa të improvizuara në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb