TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka bërë publike sot disa të dhëna paraprake lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë në “Don Bosko”, ku si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në një ëmbëltore mbetë të plagosur disa persona.
Në datën 09.08.2015 , në oren 18:35, në vendin e quajtur rruga “Don Bosko”, në ambjentet e lokalit “Bar Kafe Ëmbëltore“ , të administruar nga ana e shtetasit Avdulla Dervishi, ka ndodhur një shperthim gazi nga e cila , kanë mbetur të demtuar dhe plagosur disa klientë , personeli sherbimi, kilente e kalimtarë të rastesishem si dhe banorë të ambjenteve përreth. Nga shperthimi i janë demtuar edhe disa ambjente banesash e biznese përrth vendit të ngjarjes duke ju shkaktuar demtime të xhamave të fasadave të dyerve, dritareve si dhe në ambjentet e brendshme të biznesit përreth lokalit “Bar Kafe Ëmbëltore“.
Nga ana e punonjesve te policise te Komisariatit te Policise nr.3-Tirane, pas marrjes dijeni për ngjarjen, në bashkepunim me forcat e Zjarrfikeses, sherbimin e urgjences spitalore, është bërë evakuimi i banoreve si dhe është dhënë ndihma mjeksore e përsonave të demtuar dhe të plagosur nga shperthimi i këtij lokali.
Nga ana e policise gjyqesore në bashkepunim me ekspertet kriminalist, ekspertet xheniere dhe ai P.M.N.Z.SH, është bërë kqyerja e vendit të ngjarjes, në të cilën u konstatua se lokali embeltore “Kamela“, ishte i shkaterruar, dyert dritaret e saj ishin të hequra dhe të thyera, materiale të pastiçerisë, paisje të saj ishin të shperndara dhe të hedhura në menyrë të çrregullt në ambjentin e loklait dhe jashtë saj, janë konstatuar 6(gjashtë) bombla gazi të pa shperthyera të përmasave të ndryshme, ngjitur me murin e këtij lokali shihen dy soba gazi gatimi, pranë tyre shihen tuba impjati të shperndarje së gazit , muret janë të veshura me blozë. Në distancen 2 m nga ana veriore u fiksua vatra e shperthimit, pasi shihen mbetje djegie. Gjithashtu në disa biznese dha banesa, si dhe disa ambjente të tjera banimi ku ndodhi shperthimi, shihet shkaterrimi i dyerve , dritareve.
Nga deklarimet e deritanishme të personave të ndryshëm, të cilët kanë qenë në lokal në momentin e shpërthimit, rreth orën 17.30 të dt. 09.08.2015, rezulton se shtetasi Avdulla Dervishi ka thirrur me zë të lartë që të ulin automatet pasi po çlirohej gaz.
Një nga punonjësit e lokalit ka tentuar të hapur me dorë rubinetin e bomboles, por meqënëse nuk ka mundur që ta hapë, i ka kërkuar ndihmë pronarit Avdullait që ta hapë atë. Pasi Avdullai ka shkuar dhe është munduar që ta hapë bombolën e gazit, është ndjerë rrjedhje gazi. Pas pak momentesh, Avdullai ka thirrur që të uleshin automatet e rrjetit elektrik. Në këtë moment ka ndodhur edhe shpërthimi.
Eshte kerkuar kryerja e ekspertimeve mjeko – ligjore per personat e demtuar, si dhe është bërë vendim për kryerjen e ekspertimit teknik të zjarrit dhe ai biologjik.
(b.e/BalkanWeb)
