Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje me emisonin Log në News24 ka dhënë disa detaje për shpërthimin e ndodhur në hotelin e ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Ajo tha se lënda plasëse ka qenë një mesazh kërcënues ndaj ish-kryebashkiakut dhe kjo faktohet së pari nga sasia e vogël e eksplozivit, vendndodhja e tij dhe fakti që hoteli në pronësi të Dakos nuk ishte në punë.
Gazetarja Klodiana Lala sqaroi se mesazi për vendosjen e sasisë së lëndës plasësi ka ardhur në policinë e Durrësit. Sipas Lalës, ky mesazh ka qarkulluar në disa celularë.
“Paraprakisht hetimet flasin për një mesazh kërcënues në adresë të Dakos. Së pari sasia e vogël e lëndës plasëse dhe pozicioni ku ishte vendosur, gjithashtu dhe biznesi që nuk ishte në punë e shpjegojnë këtë”, tha Lala.
Klodiana Lala: Lidhur me vendosjen e një sasie lënde eksplozive në hyrje të një hoteli në pronësi të Vangjush Dakos ka qenë një mesazh i dërguar në adresë të policisë së Durrësit që informonte për vendosjen e lëndën plasëse.
Ky mesazh ka qarkulluar në disa celularë dhe tek zyrtarët e policisë. Paraprakisht hetimet flasin për një mesazh kërcënues në adresë të Dakos. Së pari sasia e vogël e lëndës plasëse dhe pozicioni ku ishte vendosur, gjithashtu dhe biznesi që nuk ishte në punë e shpjegojnë këtë.
Në këtë aspekt ka dyshime të forta se vënia e sasisë së lëndës plasëse ka qenë për të çuar një msazh në adresë të Dakos.
Policia po heton për identifikimin e numrit që ka dërguuar messzhin. Nga ana tjetër, Dako nuk është pyetur për ngjarken apo dhe dyshimet që mund të ngrejë ndaj personave të caktuar.
Nga informacionet që kam marrë, me hyrjen e eksponentëve të tjerë në PS, duket se kanë ulur fuqinë e Dakos në qarkun e Durrrësit sa i takon asaj që konsiderohej makineria elektorale dhe njeriu më i rëndësishëm atje.
Përplasjet mes grupimeve brenda PS shihen si shkaku kryesor i mesazhit kërcënues. Hetimet janë duke vijuar për të patur rezultate konkrete.
